Izraeli kreu një sulm ajror gjatë natës, mes 29 dhe 30 Shtatorit, pranë kryqëzimit Kola, në qendër të Bejrutit. Ky ishte edhe bombardimi i parë në zemër të kryeqytetit libanez, kurse objektiv u bë një godinë banimi. Bilanci paraprak është 4 të vrarë dhe disa të plagosur.
Këtë e raporton “The Guardian”, duke specifikuar se është hera e parë që Izraeli ka goditur Bejrutin jashtë periferive jugore që nga fillimi i luftës. Zhurma e shpërthimit u dëgjua në të gjithë qytetin.
Kalimi Kola është një pikë referimi popullore në Bejrut, ku taksitë dhe autobusët mblidhen për të marrë pasagjerët. Pamjet e para të bastisjes tregojnë dy kate të një pallati të shkatërruar plotësisht. Deri më tani, Izraeli i kishte kufizuar sulmet e tij në kryeqytetin e Libanit në periferitë e tij jugore, shkruan “La Repubblica”.
Një dron izraelit qëlloi edhe mbi një grup njerëzish në kryqëzimin e qyteteve Arzoun dhe Chehour në rrethin Tire, të Libanit jugor. Tre persona kanë mbetur të vdekur dhe një i plagosur. Kështu shkruan Al Jazeera.
Kurse sipas raporteve të lajmeve lokale, të paktën pesë persona u vranë pas sulmeve izraelite në qytetin Sahmar, në luginën perëndimore Bekaa. Të gjitha vdekjet i përkisnin personelit të mbrojtjes civile të Autoritetit Shëndetësor Islamik./shqiptarja