Kishin vënë muzikë të lartë, gjatë natës, në një lokal në Golem dhe si pasojë kishin prishur qetësinë publike duke shqetësuar banorët, Policia  procedoi penalisht menaxherin e lokalit.
Sekuestrohen disa pajisje që gjeneronin muzikë.
Shërbimet e Policisë gjatë kontrollove bazuar dhe në njoftimet e adresuara nga qytetarët për prishje të qetësisë publike, kanë konstatuar një  lokal në Golem, ku kishte muzikë në tejkalim të nivelit dhe të orarit të përcaktuar, shkelje e cila përbënte shqetësim për banorët.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, kanë ndërhyrë menjëherë në lokal, për të ndaluar vijimin e muzikës dhe sekuestruan  në cilësinë e provës materiale disa pajisje që gjeneronin muzikë.
Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për menaxherin e lokalit, shtetasin K. G., 30 vjeç, banues në Tiranë.
yacht hotel sarande

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu