Bledar Trëndafili është ende në kërkim pasi pasditen e kësaj të shtune spërkati me benzinë dhe i vuri flakën bashkëshortes me të cilën ishte në proces divorci.

Melisa, nëna e dy fëmijëve të tij është në gjendje të rëndë në spital.

yacht hotel sarande

Ngjarja sipas të dhënave të para ka si motiv xhelozinë.

Rreth orës 16:30, në lagjen nr. 2, Korçë, në rrugë, shtetasi B. T., 45 vjeç, ka tentuar të djegë me lëndë djegëse benzinë bashkëshorten,( në proces divorci dhe aktualisht jetojnë të ndarë), shtetasen M. T., 31 vjeçe.

Shtetasi B.T, pasi i ka hedhur lëndën djegëse në trup shtetases M.T dhe e ka ndezur është larguar me shpejtësi.

Si pasojë shtetasja M. T., ka pësuar djegie në trup dhe është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të 45 vjeçarit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu