Partia Demokratike ka reaguar pas tensioneve dhe përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të policisë mbrëmjen e së martës para Kryeministrisë.

Në një deklaratë, PD akuzon kryeministrin Edi Rama se ka provokuar protestuesit dhe se ka urdhëruar policinë të ndërhyjë ndaj tyre.

“Sonte Edi Rama provokoi rëndë protestuesit paqësorë nga zyra e tij dhe urdhëroi narko-policinë t’i sulmonte ata pa asnjë motiv me shkopinj, shkelma, topa uji dhe mjete të tjera”, thuhet në deklaratën e Partisë Demokratike.

Sipas PD-së, disa protestues kanë mbetur të lënduar gjatë përplasjeve, ndërsa persona të tjerë janë shoqëruar në polici.

Partia Demokratike shprehu solidaritet me protestuesit, duke dënuar atë që e cilëson si “dhunë të egër” të policisë dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të personave të shoqëruar.

“Partia Demokratike, duke shprehur solidaritetin e saj me protestën rinore-qytetare, dënon me forcën më të madhe dhunën e egër të urdhëruar nga Padrino ndaj protestuesve dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të personave të shoqëruar në polici”, përfundon deklarata.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu