
Bullgaria mban sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të tetat në vetëm pesë vite, duke reflektuar krizën e vazhdueshme politike në vend.
Favorit në këtë garë është Rumen Radev, i cili garon me partinë “Progressive Bulgaria” dhe kryeson sondazhet me rreth 30% të mbështetjes.
Rivali kryesor mbetet partia GERB, e lidhur me ish-kryeministrin Boyko Borisov, ndërsa vendi vijon të përballet me paqëndrueshmëri politike dhe sfida ekonomike.






