Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se zjarri në pallatin në zonën e Farmacisë 10 në Tiranë është shkaktuar nga faktori njerëzor, ndërsa ka paralajmëruar mbështetje financiare për banorët e prekur.

Në podcastin “FLASIM”, Rama theksoi se familjet që kanë humbur banesat do të përfitojnë bonus qiraje deri në rikthimin e tyre në apartamente, si dhe mbështetje shtesë nga bashkia për të përballuar dëmet.

Ai sqaroi se, sipas verifikimeve paraprake, ndërtimi kishte materiale të certifikuara dhe se ngjarja nuk lidhet drejtpërdrejt me cilësinë e objektit, por njëkohësisht kërkoi më shumë vigjilencë nga kompanitë e ndërtimit për standardet dhe materialet e përdorura.

Gjatë fjalës së tij, Rama ndau edhe detaje nga takimet ndërkombëtare në Itali dhe Spanjë, duke theksuar se Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë besim dhe mbështetje në procesin e integrimit europian.

Ai komentoi gjithashtu edhe Samitin e Diasporës, duke nënvizuar rolin në rritje të shqiptarëve jashtë vendit në forcimin e lidhjeve ndërkombëtare të Shqipërisë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu