Vrasje me armë zjarri në Sarandë, ekzekutohet Rexhep Ismaili, kryetar i shoqatës “Çamëria” për degën Sarandë.

66-vjeçari, pronar i një karburanti në Gjashtë, u qëllua me plumb në kokë mbrëmjen e sotme dhe humbi jetën në vend.

Në zonë kanë mbërritur forca të shumta policie, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Rrethanat e atentatit mbeten ende të paqarta.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu