
Mbreti Charles III pritet të mbajë një fjalim historik në Kongresin amerikan, ku do të theksojë nevojën për “pajtim dhe rinovim” në marrëdhëniet mes Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Gjatë vizitës shtetërore në Washington DC, ai dhe Camilla do të takohen me presidentin Donald Trump dhe zonjën e parë Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Fjalimi i monarkut vjen në një moment tensionesh mes dy vendeve, të nxitura nga zhvillimet e fundit globale, përfshirë luftën me Iranin. Charles pritet të theksojë se, pavarësisht dallimeve, SHBA dhe Britania “gjithmonë kanë gjetur mënyra për t’u bashkuar”.
Kjo është hera e parë që Charles viziton SHBA si mbret dhe vetëm hera e dytë në histori që një monark britanik i drejtohet Kongresit, pas Elizabeth II në vitin 1991.
Vizita zhvillohet nën masa të rrepta sigurie, pas incidentit të armatosur në darkën e gazetarëve në Uashington, ndërsa në fokus mbetet forcimi i aleancës mes dy vendeve në një kohë sfidash globale.






