Tre shtetas të Kosovës kanë humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur në Maqedoninë e Veriut.

Viktimat janë identifikuar si Ejup Tërnava, Fatmira Tërnava dhe Xheneta Shabani. Ata u gjetën të pajetë brenda një automjeti tip “Mercedes” me targa gjermane, i cili ishte përmbysur pranë Pikës Kufitare Bllacë, në drejtim të Shkupit.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, e cila bëri të ditur se në vendngjarje policia konstatoi tre viktima, një mashkull dhe dy gra. Vdekja e tyre u konfirmua nga ekipi i Ndihmës së Shpejtë.

Sipas autoriteteve, më herët një shtetas i Kosovës kishte raportuar në polici zhdukjen e tre personave. Kontakti i fundit me ta ishte regjistruar mbrëmjen e 18 korrikut, rreth orës 22:15, kur ndodheshin në aeroportin e Shkupit.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe shkaqet që çuan në përmbysjen e automjetit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu