Tensione janë regjistruar paraditen e së hënës para godinës së Kuvendit të Shqipërisë, ku protestuesit janë mbledhur për të zhvilluar një tubim paralelisht me seancën plenare.

Edhe pse organizatorët kishin deklaruar një natë më parë se protesta do të ishte paqësore, në zonën përreth Parlamentit janë parë protestues që mbanin vezë në duar, duke lënë të kuptohet se mund të synojnë t’i përdorin si formë simbolike proteste ndaj deputetëve dhe institucioneve.

Ndërkohë, policia ka marrë masa të shtuara sigurie rreth godinës së Kuvendit, ku pritet të zhvillohen diskutime për raportet vjetore të institucioneve të pavarura dhe të organeve të drejtësisë.

Mbetet për t’u parë nëse protesta do të zhvillohet pa incidente dhe nëse deputetët e opozitës do të marrin pjesë në debatin parlamentar apo do t’u bashkohen qytetarëve të mbledhur jashtë Kuvendit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu