Lekundje termeti u ndjene ne Fier pak caste me pare. Epiqendra raportohet ne fshatin Kurjan dhe sipas EMSC magnituda ka qene 3.8.  Raportohet se lëkundjet janë ndjerë edhe në zonat përreth.

Epiqendra e tërmetit ndodhej 56 kilometra në jugperëndim të Elbasanit dhe 11 kilometra në lindje të qytetit të Fierit.

yacht hotel sarande

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, në një postim në rrjetin social Facebook, ka dhënë detaje në lidhje me tërmetin e ndodhur pak më parë në Fier.

Sipas raportimeve nga Instituti i Gjeoshkencës është regjistruar një tërmet me magnitudë 3.8, më datë 25.10.2024, në orën 19:32:42.

Epiqendra ndodhet në fshatin Kuman, Bashkia Fier, me koordinata 40.711°N dhe 19.687°E, në një thellësi prej 15 km.

Nga komunikimet e marra deri tani, nuk raportohen probleme për komunitetin apo dëmtime në infrastrukturë.

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po monitorojnë situatën për çdo zhvillim të mëtejshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu