Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së martës në zonën e Laprakës në Tiranë, ndërsa dy persona kanë mbetur të plagosur. Burime nga policia thanë se, dy persona, të identifikuar si Bledar Dauti, 39 vjeç dhe Dashamir Tahiri, 35 vjeç kanë mbetur të plagosur me armë në zonën e Laprakës.

Fatmirësisht, të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat e para dyshohet se të shtënat kanë ndodhur në zonën e njohur si “Fusha”, në Laprakë.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor po punon për të rindërtuar dinamikën dhe për të zbuluar motivin e ngjarjes.

Vijojnë kërkimet për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar. Policia pritet të japë të tjera detaje pas veprimeve të para hetimore.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu