Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun Tiranë, Taulant Balla, inspektoi nga afër ecurinë e punimeve për hedhjen e shtresave të asfaltit në rrugën që lidh Rreth Grethin me bregdetin e Spillesë në Njësinë Administrative Kryevidh Rrogozhinë, një investim i rëndësishëm që përmirëson ndjeshëm infrastrukturën rrugore të zonës.

Balla ka theksuar se kjo rrugë u shërben rreth 3 mijë banorëve të njësisë administrative, ndërsa ka një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e turizmit bregdetar, duke lehtësuar lëvizjen e banorëve dhe vizitorëve.

Balla ka nenvizuar se pas përfundimit të sezonit turistik, do të nisë investimi për sistemimin e ujërave të zeza, një ndërhyrje që do të japë zgjidhje përfundimtare për problematikat e hasura në këtë segment rrugor.

Sipas Ballës, realizimi i këtij projekti përfaqëson një tjetër premtim të mbajtur dhe një investim konkret në shërbim të komunitetit dhe zhvillimit të zonës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu