
Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka kundërshtuar kërkesën e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, për lirim të përkohshëm nga paraburgimi.
Në parashtresën e saj, kryeprokurorja Kimberly West argumenton se Veseli duhet të mbetet në paraburgim, duke theksuar se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqe konkrete për frikësimin e dëshmitarëve dhe pengimin e procedurës gjyqësore.
Sipas Prokurorisë, fakti që shpallja e vendimit të shkallës së parë është caktuar për më 16 shtator 2026 nuk përbën arsye për ndryshimin e masës së sigurisë.
“Periudha e mbetur e paraburgimit është vetëm edhe dy muaj dhe konsiderohet rreptësisht e nevojshme, duke pasur parasysh përmasat dhe kompleksitetin e çështjes, si dhe rëndësinë e akuzave të konfirmuara”, thuhet në argumentimin e Kimberly West.






