Kryeministri Edi Rama ka mbledhur kabinetin qeveritar dhe grupin parlamentar në një takim të posaçëm, ku në qendër të diskutimeve është ecuria e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Takimi po zhvillohet në Pallati i Brigadave, ndërsa gjatë mbledhjes pritet raportimi i ministrit të Jashtëm Ferit Hoxha dhe kryenegociatores Majlinda Dhuka.

Raportimi fokusohet në zhvillimet e fundit të Kapitullit 24 të negociatave, që lidhet me drejtësinë, lirinë dhe sigurinë – një nga kapitujt kyç në rrugën drejt anëtarësimit.

Mbledhja vjen në një moment të rëndësishëm, pasi qeveria ka dorëzuar në Kuvend raportin për progresin e integrimit, ndërsa vendi pret miratimin e raportit IBAR, i cili konsiderohet vendimtar për hapjen dhe mbylljen e kapitujve të negociatave.

Procesi i integrimit mbetet një nga prioritetet kryesore të qeverisë, ndërsa ky takim synon koordinimin e mëtejshëm të institucioneve për të përshpejtuar rrugën drejt Bashkimit Europian.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu