Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e personave që kanë marrë ndihmë mjekësore pas incidenteve gjatë protestës së zhvilluar para Kuvendit.

Sipas të dhënave zyrtare, në Urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës janë trajtuar 16 persona, mes tyre 14 efektivë policie dhe 2 protestues. Katër prej efektivëve të policisë vijojnë të marrin trajtim mjekësor, ndërsa pjesa tjetër, përfshirë protestuesit, janë larguar pasi kanë marrë ndihmën e nevojshme.

Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” kanë marrë trajtim edhe një efektiv policie dhe dy protestues. Sipas autoriteteve, të tre kanë lënë ambientet e spitalit pas marrjes së ndihmës mjekësore.

Në total, gjatë protestës janë trajtuar 19 persona në Spitalin e Traumës dhe QSUT, shumica prej tyre efektivë të Policisë së Shtetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu