Vendosja e flamujve të Izraelit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë ka nxitur debat politik dhe reagime të ndryshme në rrjetet sociale.

Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, publikoi një mesazh në rrjetin social X, ku përshëndeti ekspozimin e flamujve izraelitë në kuadër të Javës së Kulturës Izraelite në Tiranë.

“Me rastin e Javës vjetore të Kulturës së Izraelit në Tiranë, është e mrekullueshme të shohësh flamujt tanë të vendosur përgjatë bulevardit. Kam besim se patriotët e vërtetë shqiptarë që po protestojnë këtë javë do ta respektojnë simbolin tonë, ashtu siç ne respektojmë tuajin”, shkroi ajo.

Deklarata erdhi në një kohë kur në Tiranë po zhvillohen protesta të përditshme kundër projektit turistik në Zvërnec dhe kundër qeverisë.

Reagimi nuk vonoi nga deputeti i Partisë Demokratike  Belind Këlliçi, i cili e konsideroi vendosjen e flamujve izraelitë në bulevard si një provokim të panevojshëm në klimën aktuale politike.

Sipas Këlliçit, simbolika e zgjedhur në këtë moment rrezikon të interpretohet politikisht dhe të nxisë tensione të panevojshme mes qytetarëve.

Në protesta pati thirrje dhe pankarta anti semite nisur nga info të rreme që e lidhin Izraelin me investimin e Kushnerit në Zvërnec.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu