Debatet në Kuvend vijojnë, ndërsa deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka kërkuar me urgjencë zhvillimin e një interpelance me ministren e Shëndetësisë, Evis Salla, për situatën në spitalin e Lushnjes.

Gjatë fjalës së tij, Korreshi theksoi se gjendja në këtë spital është shqetësuese dhe nuk mund të presë zgjidhje në afate të gjata.

“Mender jush kam bërë edhe unë një kërkesë për interpelancë. Problemi është se në Lushnje nuk pret situata se kur do rregullohet dhe kur do ta ketë terezinë ministrja… Deri në fund të vitit nuk pret situata”, u shpreh ai.

Deputeti solli edhe një krahasim ironik me periudhën para viteve ’90, duke nënvizuar se vonesat dhe mungesat në shërbime po rikthejnë problematika të vjetra për qytetarët.

Kërkesa për interpelancë vjen në një kohë kur opozita po rrit presionin ndaj qeverisë për çështjet e shëndetësisë dhe shërbimeve publike.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu