
Mister në Uashington pas dorëheqjes së Karoline Leavitt nga posti i zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë. Mediat amerikane dhe ndërkombëtare po ngrenë disa hipoteza për arsyet e largimit të saj, nga rivalitetet brenda stafit presidencial deri te një episod gjatë një udhëtimi të Donald Trump në Ankara.
Sipas “La Repubblica”, një prej hipotezave që po qarkullon lidhet pikërisht me udhëtimin presidencial në Turqi. Leavitt dyshohet se mund të ketë mbetur e pakënaqur pasi Trump e la në avionin “karrem”, të përdorur si pjesë e masave të sigurisë gjatë udhëtimit në Ankara.
Ngjarja po interpretohet nga disa si një episod që mund të ketë ndikuar në raportet mes zëdhënëses dhe presidentit amerikan, megjithëse nuk ka një konfirmim zyrtar se ky ka qenë shkaku i dorëheqjes.
Një tjetër pistë lidhet me rivalitetet brenda stafit të Trump dhe me mundësinë që Shtëpia e Bardhë të kërkojë një strategji të re komunikimi në një moment veçanërisht delikat për administratën amerikane.
Për momentin, arsyet e plota të largimit të Leavitt mbeten të paqarta, ndërsa dorëheqja e një prej figurave më të ekspozuara të administratës Trump ka nxitur spekulime të shumta në Uashington.






