Ministria e Mjedisit ka përgënjeshtruar informacionet se më 15 gusht ka nisur sezoni i gjuetisë në Shqipëri, duke sqaruar se aktualisht ushtrimi i këtij aktiviteti nuk lejohet.

Sipas ministrisë, Ligji nr. 89/2025 “Për gjuetinë” përcakton se zonat ku mund të ushtrohet gjuetia duhet të miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Deri në miratimin e tyre sipas procedurave ligjore, gjuetia në territorin e Republikës së Shqipërisë mbetet e ndaluar.

Ministria thekson se as kalendari i gjuetisë dhe as dispozitat kalimtare të ligjit nuk mund të konsiderohen si autorizim për nisjen e aktivitetit, për sa kohë nuk janë miratuar zonat përkatëse.

Autoritetet u bëjnë thirrje gjuetarëve dhe shoqatave të gjuetisë që t’u referohen vetëm akteve dhe njoftimeve zyrtare, ndërsa paralajmërojnë kontrolle dhe penalitete për çdo rast të ushtrimit të paligjshëm të gjuetisë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu