
Gjithçka është gati për finalen e madhe të Kupës së Botës 2026, ku Spanja dhe Argjentina do të përballen mbrëmjen e sotme në New Jersey për trofeun më të rëndësishëm të futbollit botëror.
Dy trajnerët, Luis de la Fuente dhe Lionel Scaloni, kanë publikuar formacionet zyrtare, me disa zgjedhje surprizë.
Te Spanja, Pedri e nis ndeshjen nga stoli, ndërsa në sulm besimi i është dhënë Mikel Oyarzabalit, i mbështetur nga Lamine Yamal, Dani Olmo dhe Álex Baena.
Nga ana tjetër, Argjentina do të udhëhiqet nga Lionel Messi, ndërsa në vijën e parë do të luajë Julián Álvarez. Lautaro Martínez mbetet në stol.
Formacionet zyrtare:
Spanja: Unai Simón; Pedro Porro, Cubarsí, Laporte, Cucurella; Rodri, Fabián Ruiz; Lamine Yamal, Dani Olmo, Álex Baena; Mikel Oyarzabal.

Argjentina: Emiliano Martínez; Montiel, Cristian Romero, Lisandro Martínez, Tagliafico; Rodrigo De Paul, Enzo Fernández, Alexis Mac Allister; Nico González; Lionel Messi, Julián Álvarez.
Spanja synon të fitojë titullin e saj të dytë botëror, ndërsa Argjentina kërkon të mbrojë kurorën e fituar katër vite më parë dhe të bëhet vetëm kombëtarja e tretë në histori që fiton dy Kupa Bote radhazi.
Finalja sjell edhe duelin simbolik mes Lionel Messit, në atë që mund të jetë ndeshja e tij e fundit në një Botëror, dhe Lamine Yamalit, talentit 19-vjeçar që konsiderohet një nga yjet e së ardhmes së futbollit.






