Foto nga profili i Olti Currit

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, foli për herë të parë në “Top Story” lidhur me akuzat e SPAK për tenderat në institucionin që ajo drejtonte, duke deklaruar se nuk pret që publiku ta besojë pas gjithçkaje që është thënë për të, por kërkon që procesi të jetë i drejtë dhe jo i paragjykuar. Ajo mbrojti punën e AKSHI-t, duke e cilësuar transformimin digjital si “motiv jetësor” dhe një “revolucion” që ka kursyer kohë dhe shpenzime për qytetarët. Karçanaj mohoi çdo pasuri të fshehur, duke theksuar se jeton me qira, nuk drejton makinë dhe se çdo pasuri e deklaruar është e ligjshme dhe e dokumentuar. Ajo sqaroi se njeh Ergys Agasin vetëm nga marrëdhëniet institucionale në administratë, ndërsa për ish-zv.drejtorin Daniel Shima tha se kishte përgjegjësi për proceset administrative të prokurimeve dhe se për një periudhë kishte autoritet të deleguar kontraktor. Karçanaj kërkoi që hetimet të zhvillohen me seriozitet dhe theksoi se “për të mirën flet historia e AKSHI-t, ndërsa për të keqen duhet pritur fundi i hetimeve dhe vendimi i gjykatës”. Ndërkohë që vlen të theksohet se ka nxitur një valë zemërimi kjo intervistë duke u komentuar në rrjete sociale si përpjekje për të pastruar imazhin e Karacanaj.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu