Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili ndodhet në Strasburg, ku do të zhvillohet debati në Parlamentin Europian mbi Raportin për Shqipërinë, ka zhvilluar një takim me raporterin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla shpreh mirënjohjen për punën e raporterit Schieder në pasqyrimin objektiv të progresit të Shqipërisë dhe mbështetjen ndaj procesit të integrimit europian të vendit.

Gjatë takimit, Balla e informoi raporterin edhe mbi debatin lidhur me planet e zhvillimit në Zvërnec, duke theksuar se çdo investim apo projekt zhvillimi do të shqyrtohet dhe miratohet në përputhje të plotë me legjislacionin kombëtar, standardet e mbrojtjes së mjedisit dhe acquis-in mjedisor të Bashkimit Europian.

Nder te tjera Balla ka theksuar se procedurat e ndjekura deri me tani nga qeveria janë transparente dhe bazohen në vlerësime rigoroze të ndikimit në mjedis, në përputhje me angazhimet e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe me praktikat më të mira ndërkombëtare.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Përpara debatit në Parlamentin Europian mbi Raportin për Shqipërinë dhe fjalës time para Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve, u takova 📍Strasburg me Raporterin për Shqipërinë, Andreas Schieder. Mirënjohje për punën serioze, objektive dhe mbështetëse në pasqyrimin e arritjeve të Shqipërisë dhe të angazhimit konsistent të vendit tonë për të çuar përpara reformat dhe procesin e integrimit europian. Referuar debatit mbi planet e zhvillimit në Zvërnec e informova raporterin se investimi apo projekti i zhvillimit është shqyrtuar, vlerësuar dhe në momentin që do të ketë një projekt do të miratohet në përputhje të plotë me legjislacionin kombëtar, standardet e mbrojtjes së mjedisit dhe acquis-in mjedisor të Bashkimit Europian. Në këtë kuadër vlerësojmë procedurat transparente të Qeverisë deri më tani të vlerësimeve rigoroze të ndikimit në mjedis, në përputhje me angazhimet e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe me praktikat më të mira ndërkombëtare 🇦🇱🤝🇪🇺

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu