Nga TikTok te moda, nga memet virale te Papa Leoni XIV, “Six Seven” është shndërruar në fenomenin më të ri global të brezit Gen Alpha, edhe pse askush nuk di të shpjegojë saktësisht se çfarë do të thotë.

Trendi ka shpërthyer fillimisht në rrjetet sociale përmes videove të shkurtra ku përdoruesit përsërisin shprehjen “Six Seven”, të shoqëruar me një lëvizje karakteristike të duarve që imiton dikë që luan me dy topa imagjinarë.

Fenomeni është bërë aq i përhapur sa ka mbërritur deri në Vatikan. Një video ku Papa Leoni XIV përsërit gjestin e famshëm gjatë një vizite pastorale në Spanjë është shpërndarë miliona herë në internet, duke e kthyer trendin në një nga temat më të diskutuara të momentit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by CBS News (@cbsnews)

Sipas mediave italiane, “Six Seven” lindi nga kënga “Doot Doot (6 7)” e reperit amerikan Skrilla, e cila u bë virale në fund të vitit 2024. Megjithatë, vetë artisti ka deklaruar se numrat janë zgjedhur rastësisht dhe nuk mbartin asnjë kuptim të veçantë.

Popullariteti i trendit u rrit më tej kur basketbollisti i ri amerikan Taylen Kinney nisi ta përdorte frazën në videot e tij në TikTok, duke e shoqëruar me gjestin që sot njihet nga miliona të rinj në mbarë botën.

Pavarësisht teorive të shumta që e lidhin me gjatësinë e basketbollistëve, kode radiofonike apo numra simbolikë, shumica e ekspertëve të kulturës digjitale bien dakord se “Six Seven” nuk ka asnjë domethënie konkrete.

Dhe pikërisht ky është sekreti i suksesit të tij. Në epokën e ashtuquajtur “brainrot culture”, ku përmbajtjet absurde dhe pa logjikë të qartë bëhen virale, “Six Seven” është kthyer në një lloj kodi identifikimi për brezin e ri.

Fenomeni tashmë ka kaluar kufijtë e internetit. Në Itali, marka “Skifidol Italian Brainrot” e ka përfshirë në një koleksion të realizuar ekskluzivisht për Zara, duke e shndërruar trendin nga një meme e TikTok-ut në një produkt të industrisë së modës.

Nga ekranet e telefonave deri në vitrinat e dyqaneve, “Six Seven” po dëshmon se sa shpejt kultura e rrjeteve sociale mund të kthehet në një fenomen global.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu