Një ujk që u arratis nga një kopsht zoologjik në Korenë e Jugut është kapur i gjallë pas një kërkimi 9-ditor, duke shkaktuar reagime të mëdha dhe festë në rrjetet sociale.

Ujku mashkull, i quajtur Neukgu, u largua nga rrethimi i tij në kopshtin zoologjik O-World në qytetin Daejeon më 8 prill, duke ngritur shqetësime për sigurinë e tij dhe të qytetarëve.

Operacioni për kapjen e tij përfshiu dronë, policinë, zjarrfikësit dhe veterinerë, ndërsa autoritetet kishin paralajmëruar se prioritet ishte kapja e tij i gjallë.

Neukgu u gjet në një zonë pranë një autostrade dhe u neutralizua me qetësues, për t’u rikthyer më pas në kopshtin zoologjik. Sipas mjekëve veterinerë, ai ndodhet në gjendje të qëndrueshme, pa probleme serioze shëndetësore.

Ngjarja kishte tërhequr vëmendje kombëtare, ndërsa qytetarët reaguan masivisht në rrjete sociale me mesazhe mirëseardhjeje për kthimin e tij.

Drejtuesit e kopshtit zoologjik kanë bërë të ditur se objekti do të qëndrojë i mbyllur përkohësisht, ndërsa po rishikohen masat e sigurisë për të shmangur raste të ngjashme në të ardhmen.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu