Mes pankartave, flakadanëve dhe thirrjeve kundër qeverisë, protesta në Tiranë ka edhe momente të veçanta.

Në një protestë ku simboli kryesor janë bërë flamingot e Zvërnecit, duket se kafshët po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje.

Pas flamingove, edhe një mace u kthye në protagoniste, duke ngjallur kureshtjen e protestuesve dhe kalimtarëve.

Një protestuese shihet duke e mbajtur mbi supe macen e saj “calico”, e cila e shoqëron në marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit, të mbështjella të dyja me flamurin kombëtar.

Video në rrjetet sociale është hedhur mbrëmjen e së hënës gjatë ditës së 16-të të protestave dhe shënon natyrisht një pjesëmarrje të pazakontë pas qenve që janë parë ditëve të tjera.

E rrallë, pasi macet që dalin shëtitje nuk i shohim shpesh, ndërsa jemi mësuar të shohim tashmë në protestë qentë patriotë që madje kanë shkaktuar edhe polemika.

Flamingot kanë aleatë të rinj, pra!

Por, e  sigurt që macja, e cilat duhet të themi ndryshe nga soji i saj shfaqet sypatrembur, ia merr fronin në mungesë si mbretëresha e protestës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu