KF Tirana ka triumfuar në derbi ndaj FK Partizani Tirana me rezultatin 2-1, në një ndeshje që ndryshoi fytyrë totalisht në pjesën e dytë.

Të kuqtë e nisën më mirë sfidën në stadiumin Air Albania Stadium, duke kaluar në avantazh në minutën e 22-të me Hjumën dhe duke kontrolluar lojën në 45-minutëshin e parë.

Por gjithçka ndryshoi pas pushimit. Tirana dominoi totalisht pjesën e dytë, duke rritur presionin dhe krijuar raste të njëpasnjëshme deri në barazimin e Kreshiç në minutën e 65-të.

Vendimtare rezultoi hyrja e Alvarez, i cili në minutën e 84-të realizoi një supergol nga goditja e dënimit, duke vulosur përmbysjen dhe duke i dhënë bardhebluve tre pikë të arta në luftën për mbijetesë.

Ndërkohë, humbja e largon Partizanin nga objektivi europian, duke i dhënë një goditje të fortë ambicieve të tyre në fundin e sezonit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu