Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz kanë tërhequr vëmendjen gjatë paraqitjes së tyre në Festivalin e Filmit në Venecia, këtë herë jo vetëm për veshjet në tapetin e kuq, por edhe për një gjest të vogël të 27-vjeçarit ndaj bashkëshortes.

Teksa pozonin për fotografët në premierën e filmit “It Will Happen Tonight”, Brooklyn u kujdes personalisht për flokët e Nicola-s, duke ia rregulluar ato përpara kamerave.

Momenti u filmua, ndërsa aktorja 31-vjeçare shihet duke buzëqeshur teksa bashkëshorti i saj i rregullon flokët në tapetin e kuq.

Dalja e çiftit në Venecia erdhi në një moment të rëndësishëm për Nicola Peltz, e cila u nderua me çmimin “Rising Star”. Brooklyn ishte pranë saj për ta mbështetur gjatë ceremonisë.

Daily Mail e përshkruan skenën me humor, duke shkruar se djali i David dhe Victoria Beckham u shndërrua për pak çaste në “stilistin personal” të bashkëshortes së tij.

Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz janë të martuar që prej vitit 2022, ndërsa paraqitjet e tyre publike vazhdojnë të marrin vëmendje të madhe në mediat ndërkombëtare.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu