Policia e Tiranës ka nisur hetimet për bllokimin e autostradës Tiranë-Durrës dhe aksit rrugor që lidh kryeqytetin me aeroportin e Rinasit, pas protestës së zhvilluar një ditë më parë.

Në kuadër të veprimeve hetimore, disa prej organizatorëve të protestës janë marrë në pyetje nga policia. Mes tyre ndodhet edhe Gent Progni, i cili sipas pamjeve të administruara nga hetuesit shfaqet duke drejtuar marshimin e protestuesve.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se Progni pritet të hetohet në gjendje të lirë për veprat penale të prishjes së qetësisë publike, bllokimit të rrugëve dhe organizimit të një tubimi të paligjshëm.

Sipas të njëjtave burime, në përfundim të tubimit ka qenë ai që ka njoftuar protestuesit për vijimin e marshimit dhe lëvizjen drejt rrugës së Rinasit.

Ndërkohë, policia ka siguruar dhe administruar pamje filmike nga zhvillimi i protestës, të cilat po verifikohen si pjesë e hetimit për të dokumentuar itinerarin e marshimit dhe rolin e personave të përfshirë në organizimin e tij./Oranews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu