Policia e Tiranës ka arrestuar 19 persona dhe ka proceduar penalisht në gjendje të lirë 12 të tjerë për incidentet e ndodhura gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë pranë Kuvendit të Shqipërisë.

Sipas njoftimit zyrtar, të arrestuarit akuzohen se kundërshtuan dhe goditën me sende të forta punonjësit e Policisë, dëmtuan një automjet policie, si edhe sulmuan deputetët gjatë tubimit. Mes të arrestuarve është edhe shtetasi A. Ll., 35 vjeç, i dyshuar se ka goditur një gazetar.

Policia bën të ditur se gjatë përplasjeve mbetën të dëmtuar 15 efektivë policie, ndërsa u dëmtua edhe një automjet i Policisë së Shtetit.

Ndërkohë, 12 persona janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për përfshirje në incidentet e protestës.

Sipas Policisë, puna vijon për identifikimin e edhe 6 personave të tjerë, të dokumentuar me pamje filmike duke kryer veprime të dhunshme gjatë tubimit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprat penale: “Shkatërrim prone”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishje e rendit dhe e qetësisë publike”, “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Mosbindje ndaj urdhrit të ligjshëm të punonjësit të policisë” dhe “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu