
Rrethi zig-zag për flokët është rikthyer fuqishëm, duke u shndërruar në një prej tendencave më të njohura të verës 2026.
Aksesori nostalgjik, që dikur gjendej në çdo dyqan të zakonshëm dhe kushton më pak se pesë euro, ka kaluar nga moda e rrugës te markat e luksit. Rikthimin e tij e konfirmoi Hailey Bieber, e cila e përdori për të plotësuar pamjet verore dhe për të sistemuar flokët në mënyrë të thjeshtë.
Megjithatë, nxitjen kryesore trendit ia dha Miuccia Prada, duke e vendosur rrethin zig-zag në kokat e modeleve gjatë prezantimit të koleksionit Vjeshtë–Dimër 2026/2027. Më pas, Prada zgjodhi pikërisht Bieberin si imazh të fushatës së saj.
Aksesori ishte i njohur gjatë viteve ’90 dhe është përdorur edhe nga emra si David Beckham e Keira Knightley. Bella Hadid tentoi ta rikthente që në vitin 2018, por ndikimi i Hailey Bieber e shndërroi përfundimisht në një fenomen viral.
Burimi: Vanity Fair Italia




