Në një deklaratë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës dhe ajo e Turizmit dhe Mjedisit thanë se Shqipëria nuk mundet të pranojë a priori rikthimin e ngarkesave me mbetje të bllokuara në Kinë dhe Tajlandë, pa prova se ajo janë toksike, aq më tepër vetëm mbi bazën e dyshimeve e të spekulimeve, pa realizimin e analizave shteruese dhe provave ligjore të besueshme dhe të verifikueshme.

Dy ministritë nënvizojnë se në të dyja rastet e denoncuara për eksport mbetjesh drejt Kinës dhe Tajlandës nga porti i Durrësit, transporti është bërë përmes linjave të transportit detar më reputacion ndërkombëtar dhe se nga nga verifikimet e të dyja proceseve logjistike të mësipërme, si dhe të ngarkesave të ngjashme në të kaluarën, mallra me klasifikim të tillë nuk janë konsideruar asnjëherë si mbetje të rrezikshme nga organet doganore dhe mjedisore.

yacht hotel sarande

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu