Rreth 20 persona dyshohen se janë helmuar të premten nga produktet e një furre në Prishtinë.
Policia ka njoftuar se furra është mbyllur dhe se po kryhen analiza.
Rasti është iniciuar si “përdorim ose vënie në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor”.
“Rreth 20 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësor pasi të njëjtit dyshojnë se janë helmuar nga produktet e një furre. Njësia policore ka intervistuar pronarin e furrës si dhe me vendim të inspektorëve sanitarë furra është mbyllur deri në daljen e analizave. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe në ditët në vijim do të intervistohen ankuesit”, thuhet në raportin e Policisë./Koha ditore