Ballina AKTUALITET Zjarret në vend. Ja ku po luftohet me flakët

Zjarret në vend. Ja ku po luftohet me flakët

71
Zjarri në Malin e Thatë, fotografuar sot nga Tushemishti

Prej ditësh Shqipëria vijon të regjistrojë një numër të lartë vatrash zjarri, si pasojë e temperaturave të larta, por edhe dorës së njeriut. Pas një nate përpjekjesh e pune të pandërprerë, strukturat operacionale të Emergjencave Civile në nivel lokal dhe qendror, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, kanë arritur të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka njoftuar se rreziku për banesat është eliminuar, por situata mbetet nën monitorim të vazhdueshëm. Në ndihmë të forcave vendore janë bashkuar edhe dy ekipe zjarrfikësish nga Forcat e Armatosura.

yacht hotel sarande

Sakaq një tjetër operacion po vijon prej 7 ditësh për shuarjen e zjarrjeve në parkun e Prespës. Nga ndërhyrja e realizuar mbrëmjen e së hënës mësohet se është ulur intensiteti i flakëve. Mësohet se rreth 5-6 km janë vënë nën kontroll në vijë lineare. Janë rreth 80 forca të cilat do të vijojnë operacionin për shuarjen e vatrave të zjarrit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Mespec Mespec (@aia.al)

Ndërkohë situata problematike mbetet edhe në zonën e Finiqit. Prej ditësh po punohet për vënien në kontroll të vatrave të zjarrit.

47 vatra u regjistruan ditët e fundit, nga veriu në jug të vendit, nga të cilat 36 u shuan, ndërsa 10 vijojnë të mbeten aktive.

Klan News

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu