Nuk kalon shumë kohë që afshi të cilin e ndjejmë në tokë të infektojë edhe detin. 30 gradë u matën në Adriatik në brigjet e Ankonës, një vlerë e jashtëzakonshme nëse kini parasysh se mesatarja në fund të korrikut, e llogaritur gjatë tridhjetë viteve të fundit, ishte 26 gradë. Tani jemi në temperaturën e deteve tropikale dhe pishinave të përdorura për kohën e lirë (ato për stërvitje janë më të ftohta) shkruan La Repubblica në Itali.

yacht hotel sarande

Ngrohtësia e detit në fakt ndjehet edhe në brigjet tona ku këtë vit të bësh not në Adriatik është njësoj si të lahesh në vaskë. Uji për nga ngrohtësia e pazakontë i ngjan Detit të Kuq në Egjipt i cili luhatet në këto temperatura dhe nuk të freskon, por duhet një dush pasi del prej tij.

Mesdheu po bëhet gjithnjë e më i ngrohtë dhe për temperaturat si në tropik dhe me pak oksigjen fajësohet jo vetëm vapa, por edhe lumenjtë e ndotur nga plehrat. Kjo gjendje është bërë alarmante në Ankona ku nuk bëhet dot plazh prej ndotjes në breg e krijuar nga një shtresë algash, fenomen i përhapur në Adriatik por që këtë vit është bërë më shqetësues raportojnë mediat italiane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu