
Deputetët e Partisë Progresive Serbe të Aleksandar Vuçiçit braktisën seancën parlamentare dhe u mblodhën përpara komisariatit të policisë në Vozhdovac, në mbështetje të pronarit të televizionit.
Në tubim morën pjesë edhe punonjës të Informer, drejtues të mediave dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme.
Mbështetësit e Vuçiçeviçit u rikthyen përpara komisariatit edhe gjatë mbrëmjes së të mërkurës, duke kundërshtuar arrestimin e tij.
Vuçiçeviç është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Dytë Themelore të Beogradit, nën dyshimet për nxitje të vazhdueshme të panikut dhe trazirave, si dhe pengim të drejtësisë.
Ndaj tij është vendosur masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa prokuroria ka njoftuar se do ta marrë në pyetje më 26 nëntor.
Ish-presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka kritikuar arrestimin, duke pretenduar se ai lidhet me veprimtarinë gazetareske të pronarit të Informer.
Televizioni Informer është njohur prej vitesh për qëndrimet e tij mbështetëse ndaj Vuçiçit dhe Partisë Progresive Serbe, ndërsa përmbajtja e programeve të tij ka qenë objekt kritikash.






