
Ngjarja ka ndodhur më 1 nëntor 2026, rreth orës 02:45, ndërsa objektivi ka qenë një biznes në pronësi të një 65-vjeçari me inicialet A. K.
Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ka pasur persona të plagosur, por vetëm dëmtime materiale në ambientet e biznesit.
Policia identifikon autorin, mister motivet e sulmit
Forcat e policisë kanë nisur menjëherë hetimet dhe kanë arritur të identifikojnë autorin e dyshuar të vendosjes së lëndës plasëse.
Megjithatë, identiteti i tij nuk është bërë publik për shkak të hetimeve që vijojnë.
“Më datë 01.11.2026, rreth orës 02:45, në Tufinë, në tarracën e një dyqani lulesh, në pronësi të shtetasit A. K., rreth 65 vjeç, është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lënde plasëse”, njofton Policia e Tiranës.
Autoritetet konfirmojnë se identifikimi i autorit të dyshuar është bërë i mundur falë veprimeve hetimore, ndërsa po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Ende nuk thuhet zyrtarisht motivi i sulmit me eksploziv, si dhe nëse pronari i biznesit ka pasur konflikte apo kërcënime të mëparshme.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e rrethanave të shpërthimit dhe përcaktimin e përgjegjësive penale.






