Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas votimit të mbrëmshëm në Kuvend për Reformën Administrative Territoriale, duke komentuar edhe aktet e dhunës së opozitës gjatë seancës.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Balla thekson se as molotovët, gurët, vezët apo bidonët me ujë, brenda dhe jashtë sallës së Kuvendit, nuk do ta pengojnë Partinë Socialiste të vijojë reformat që, sipas tij, i duhen Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Besoj se votimi i mbrëmshëm unanim nga ne në Kuvend i kësaj faze të domosdoshme të Reformës Administrative Territoriale flet vetë. Komunitetet e bashkive, banorët janë përfituesit e projekteve të zhvillimit që sjell anëtarësimi në BE”, shprehet Balla.

Në përfundim të reagimit, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së përdor një shprehje popullore për të nënvizuar vendosmërinë e mazhorancës për të vijuar procesin e reformave.

“Siç thotë populli në këto raste, qentë le të lehin, karvani europian i Shqipërisë ecën përpara”, përfundon Balla.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu