Dua Lipa ka qenë një nga emrat që tërhoqi vëmendjen në Paris Fashion Week, ku mori pjesë në sfilatën Pranverë/Verë 2027 të Chanel.

Këngëtarja me origjinë shqiptare u shfaq me një veshje të veçantë të shtëpisë franceze të modës, të mbuluar me qëndisje lulesh në nuanca të kuqe dhe rozë. Pamja kompletohej nga pupla të bardha dhe bordo, duke e kthyer Dua Lipën në një prej personazheve më të fotografuar të eventit.

Në sfilatën e Chanel ishin të pranishëm edhe emra të njohur të kinemasë dhe modës, mes tyre Pedro Pascal dhe Alexa Demie.

Paris Fashion Week e ka rikthyer Dua Lipën në një qytet me të cilin ajo ka krijuar prej kohësh një lidhje të veçantë. Përtej modës, artistja ka promovuar edhe jetën gastronomike të kryeqytetit francez përmes platformës së saj Service95, ku ka ndarë disa prej restoranteve dhe vendeve që preferon në Paris.

Paraqitja në Chanel vjen në një periudhë me ekspozim të lartë ndërkombëtar për Dua Lipën, e cila vazhdon të ndërthurë muzikën me praninë e saj në eventet më të rëndësishme të modës botërore.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu