
Një konflikt për bagëtitë dyshohet se ka përfunduar me plagosjen me thikë të një personi mesditën e së martës në fshatin Sovjan të Maliqit.
Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është paraqitur në urgjencën e Spitalit të Korçës, ku po merr ndihmë mjekësore.
Nga deklarimet e para dyshohet se ai është konfliktuar me një person tjetër në fshat për shkak të bagëtive. Gjatë përplasjes, njëri prej tyre është goditur me thikë në pjesën e barkut.
Burime nga spitali bëjnë të ditur se i plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe identifikimin e personit të përfshirë në konflikt.






