Kryeministri Edi Rama ka ironizuar protestat e ditëve të fundit, ndërsa fliste përpara parlamentarëve europianë në Konferencën Ndërparlamentare të zhvilluar në Tiranë.

Duke iu referuar simbolit të flamingos të përdorur në protesta, Rama u tha përfaqësuesve europianë se duhet të jenë “argëtuar” me pamjet e publikuara gjatë ditëve të fundit, ndërsa shtoi se realiteti, sipas tij, është ndryshe nga ai që paraqitet në rrjetet sociale.

“Jam i sigurt se jeni argëtuar mjaft kohët e fundit me flamingot, edhe pse jam i bindur se nuk do të gjeni aq shumë flamingo dhe nuk do të jenë aq të bukur sa i ndajnë kolegët tuaj në Instagram”, tha Rama.

Kryeministri e përdori këtë episod për të argumentuar se vendi po përballet me një realitet ku, sipas tij, lajmet e pasakta dhe teoritë konspirative shtojnë pasigurinë dhe trysninë sociale.

Rama tha se Shqipëria ka ndryshuar ndjeshëm gjatë dekadës së fundit dhe se, sipas tij, qytetarët tashmë kanë pritshmëri më të mëdha për të ardhmen.

“Shqipëria ka bërë mjaft mirë këtë dekadën e fundit. Ka kaluar nga një epokë ku gjërat mendoheshin se do të bëheshin më keq, në një epokë ku njerëzit mendojnë se gjërat do të bëhen më mirë”, u shpreh kryeministri.

Megjithatë, Rama pranoi se qytetarët kanë pyetje dhe shqetësime, të cilat i lidhi edhe me pasiguritë e kohës, ndërsa argumentoi se përhapja e informacioneve të pasakta dhe teorive konspirative e rëndon më tej klimën sociale.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu