Një incident potencialisht i rrezikshëm është regjistruar gjatë natës në fshatin Mengël të Elbasanit, në zonën e njohur si Ura e Lizës, ku një autobot është përplasur me urën.

Sipas dëshmive nga vendngjarja, mjeti dyshohet se ka qenë më i lartë se hapësira e lejuar nën urë dhe gjatë përplasjes është dëmtuar pjesa e cisternës.

Pas goditjes është raportuar rrjedhje e një substance që dëshmitarët e kanë identifikuar si gaz. Rrjedhja dyshohet se ka vazhduar për disa minuta, duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës.

Policia ka bllokuar qarkullimin pranë vendit të incidentit, ndërsa në zonë kanë mbërritur edhe shërbimet zjarrfikëse për të menaxhuar situatën dhe për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.

Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar. Autoritetet nuk kanë konfirmuar ende zyrtarisht llojin e substancës që transportonte autoboti dhe as shkaqet e plota të incidentit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu