
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, në afërsi të zonës së Zogut të Zi, ku një burrë dyshohet se ka goditur me thikë bashkëshorten e tij.
Autori i dyshuar është identifikuar si Hysni Patushi, ndërsa gruaja si Lumturi Patushi.
Gruaja është transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa sipas të dhënave paraprake dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.
Ngjarja ka ndodhur brenda banesës së çiftit. Në momentin e sulmit aty ndodhej edhe nipi i tyre i mitur, i cili dyshohet se ka qenë dëshmitar i skenës së rëndë.
Në banesë ka qenë gjithashtu edhe dhëndri i çiftit, i cili është shoqëruar nga Policia për t’u marrë në pyetje lidhur me rrethanat e ngjarjes.
Pas sulmit, Hysni Patushi është larguar nga vendngjarja dhe aktualisht është në kërkim.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 10:20, në rrugën “Panorama”, dyshohet se, pas një konflikti në banesë, shtetasi H. P., 68 vjeç, ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, shtetasen L. P., 58 vjeçe, e cila ka humbur jetën.
Autori i dyshuar, shtetasi H. P., 68 vjeç, është larguar nga vendngjarja. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.






