Gjatë seancës së pyetjeve, kreu i grupit parlamentar në Partinë Demokratike Gazment Bardhi ka pyetur kreun e BSH-së në lidhje me skandalin e mikrokredive. Por teksa po bënte pyetjet, Bardhi u zgjat në një parantezë duke lexuar relacionin e prokurorisë së Tiranës për mikrokreditë.

Bardhi: Mënyrën si ne i formulojmë pyetjet është e drejta jonë. Kam 9 pyetje për guvernatorin e BSH-së. Prita të kishte një sqarim për skandalin e mikrokredive ku banka e Shqipërisë ka pasur rol kyç në atë që i ka ndodhur 100 mijë qytetarëve shqiptar. Unë kam relacionin e prokurorisë së Tiranës drejtuar SPAK ku është analizuar veprimtaria e BSH lidhur me këtë çështje. Nuk është i opozitës, por i prokurorisë. Veprimtaria e BSH-së MCA shpk. është jashtë monitorimit nga BSH. A është favorizuar kjo shoqëri që të licencohet për të gjitha llojet e kredive. Shoqëria MCA.shpk kishte filluar aktivitetin e vet, para se të merret licencë nga Banka e Shqipërisë. A keni kryer një analizë për vlerësimin e riskut që mbarte skema e mikroredive për qytetarët shqiptarë. Çfarë ju lidh me MCAshpk. Si ka mundësi që në shkelje të ligjit, keni lehtësuar ndërtimin e kësaj skeme mashtrimit.

yacht hotel sarande

Pas pyetjeve të drejtuara nga Bardhi, ndërhyri deputeti socialist Erion Braçe. Sipas Braçes, duhet të zhvillohet seanca në përputhje me Kushtetutën dhe mos të kthehej në një proces hetimor. Braçe tha se kush ka konflikt interesi jo me BSH-në por me faktorë të tjetër duhet të dalë jashtë nga kjo sallë, duke ju referuar Bardhit.

Braçe: Kam një pyetje, ka kohë për paraqitjen e pyetjeve apo është palimit koha? Në qoftë se unë kam pyetje që shkojnë dhe një orë unë mund t’i bëj? S’ka problem në këtë aspekt apo jo? Do të doja shumë që kjo seancë të zhvillohej në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, e para dhe e dyta në përputhje me rregulloren e Kuvendit. Po sjell te Kushtetuta për të sjell në vëmendje parimin e qartë të prezumimit të pafajësisë dhe për të sjellë në vëmendje se prokuroria edhe në një proces të qartë gjyqësor është palë, nuk është thelbi i së vërtetës. Në këtë pikë do të doja që kjo seancë të mos kthehej në një proces hetimor. Po ju kujtoj se në respekt të rregullores është thjeshtë seancë e raportimit të Guveratorit para Parlamentit dhe ka një procedurë të qartë të shkruar në rregullore për këtë. E treta që kam, kërkova që kjo seancë të zhvillohet në përputhje me rregulloren dhe kodin e etikës, cilido që në këtë sallë është në konflikt interesi, jo me Bankën e Shqipërisë, por me faktorë të tjerë jashtë kësaj salle, kokretisht me një bandë përmbaruesish që në një akt tjetër, përpara një prokurori tjetër është përpara përgjegjësisë sot që flasim, të dali jashtë nga kjo sallë dhe të mos i marrë kohë deputetëve. Injorantët janë të identifikueshëm lehtësisht.

Nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj ndërhyri duke theksuar se në vitin 2017, Bardhin e kanë akuzuar nga partia e tij se u ka shërbyer interesave të përmbaruesve privat. Bardhi iu kthye socialistëve duke thënë se ata po bëjnë avokatin e BSH-së.

Felaj: Në 28 qershor 2017 kur keni qenë ministër teknik njerëz të partisë suaj ju kanë akuzuar publikisht. Keni nxjerrë një vendim për të cilin njerëz të partisë suaj ju kanë akuzar publikisht. Ju kanë akuzuar se i keni shërbyer interesave të përmbaruesve privat.

Bardhi: Ty të kanë akuzuar se të kanë marrë bandat… peng e s’po themi gjë.  Ka dy banda banën e përmbaruesve dhe bankën e Shqipërisë, keni marrë përsipër ti mbroni të dyja bandat

Duke u ndalur te skandali i mikrokredive, guvernatori i Bankës së Shqipërisë shpjegoi rolin e BSH-së dhe nënvizoi se ka një keqkuptim nga prokuroria e Tiranës. Sipas Sejkos  roli dhe funksioni janë përcaktuar në ligj dhe është respektuar ligji. Sejko theksoi se situata me kreditë e këqija ishte rrezik kombëtar dhe u bë në bashkëpunim me FMN.

Sejko: Roli dhe funksioni janë përcaktuar në ligj dhe unë ju garantoj se është respektuar ligji. Të gjitha ata që janë për media copa copa janë të gabuara. Kreditë e këqija kanë qenë problem, ishin alarmante. FMN me ka kërkuar që të pastrohen bilancet e bankave nga këto kredi. Në 11 banka kemi 1.9 mln depozitues me 16 mld euro depozita në atë kohë më 10 mld euro depozita. Ishte çështje e sigurisë kombëtare. Për këtë arsye u bë me rekomandime të FMN-së dhe ka pasur përfaqësi. U bë një marrëveshje e detajuar, plan masash ku një nga pikat ishte lehtësimi i kushteve për kompanitë që do të merren me ndjekjen e borxhit. Nuk ishte aktivitet i paligjshëm.  Nuk është çështje penale por është rregullator. Këto institucione u licensuan për këtë aktivitet specifikisht. Skema e shitjes së kredive është një aktivitet i ligjshëm./Shqiptarja.com

.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu