
Një operacion kërkim-shpëtimi është zhvilluar në fshatin Kaprre, në Njësinë Administrative Shalë të Shkodrës, pasi një turist ra në humnerë teksa po eksploronte zonën së bashku me katër persona të tjerë.
Për evakuimin e tij u angazhua një helikopter Black Hawk i Forcës Ajrore, ndërsa ekipet e shpëtimit arritën ta nxirrnin turistin nga humnera.
Sipas njoftimit, turisti kishte pësuar frakturë në këmbë. Pas evakuimit nga zona e vështirë, ai u transportua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmë mjekësore.
Katër turistët e tjerë që ndodheshin me të janë në gjendje të mirë shëndetësore.






