Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një të mituri është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Golem të Shkodrës.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:20, kur një automjet i drejtuar nga shtetasi A. M., 50 vjeç, dyshohet se është përplasur me një motomjet, me të cilin po udhëtonin dy persona.

Si pasojë e përplasjes, një 17-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa personi tjetër që ndodhej në motomjet, E. N., 28 vjeç, ka mbetur i plagosur.

28-vjeçari është transportuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia ka shoqëruar drejtuesin 50-vjeçar të automjetit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit tragjik.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu