Protesta kundër qeverisë është tensionuar mbrëmjen e së martës para Kryeministrisë, ku protestuesit kanë mbajtur të bllokuara për më shumë se një orë hyrjet e godinës qeveritare.

Sipas BalkanWeb, protestuesit nuk kanë pranuar të largohen pavarësisht ndërhyrjes së forcave të policisë, ndërsa në zonë janë dislokuar efektivë të shumtë, forca të FNSH-së dhe një autobot me ujë.

“Këtu vendosim ne!”, “Rama jep dorëheqjen” dhe “Dil në bulevard” kanë qenë disa prej thirrjeve të protestuesve, të cilët kanë akuzuar kryeministrin Edi Rama për qeverisje autoritare.

Situata është shoqëruar me përplasje mes qytetarëve dhe efektivëve, pasi policia ka tentuar të lirojë hyrjet e Kryeministrisë dhe zonën përreth saj.

Protestuesit kanë vijuar rezistencën duke deklaruar se nuk do të tërhiqen dhe se aksioni i tyre do të vazhdojë deri në largimin e qeverisë.

Gjatë tensioneve policia ka nisur edhe shoqërimin e disa personave.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu