
Platforma “Liria Ka Emër” ka publikuar klipin promovues të protestës së paralajmëruar për më 12 shtator në Prishtinë.
Sipas njoftimit, tubimi do të nisë në orën 14:00, ndërsa përmes videos qytetarët ftohen t’i bashkohen protestës.
“Më 12 shtator, nga ora 14:00, Prishtina ju pret!”, thuhet në njoftimin e platformës.
“Liria Ka Emër” ka organizuar edhe më herët tubime dhe aktivitete publike në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe të të akuzuarve që po gjykohen në Hagë.
Protesta e 12 shtatorit pritet të jetë tubimi i radhës i platformës në Prishtinë.






