Lëvizjet në nivelet drejtuese të Bashkisë së Tiranës vijojnë pas vendimit të kryebashkiakut Erion Veliaj për t’i hequr kompetencat e deleguara Anuela Ristanit.

Sipas raportimeve të mediave, Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Eldi Hoxha, ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Ora News raporton se pas tij është dorëhequr edhe Drejtori i Përgjithshëm Juridik i Bashkisë, duke e çuar në dy numrin e drejtuesve të lartë të administratës që largohen pas zhvillimeve të fundit.

Dorëheqjet vijnë vetëm pak ditë pasi Veliaj tërhoqi delegimin e kompetencave që i kishte dhënë Anuela Ristanit. Vetë Ristani njoftoi më pas largimin përfundimtar nga Bashkia e Tiranës.

Alban Dokushi është komanduar nga Veliaj në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm, pas vendimit të Gjykatës Administrative për rikthimin e tij në detyrë.

Zhvillimet e njëpasnjëshme shtojnë pikëpyetjet për riorganizimin e administratës së Bashkisë së Tiranës dhe mënyrën se si do të funksionojë zinxhiri drejtues pas ndryshimeve të fundit.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu