
Një konflikt i dhunshëm është regjistruar mbrëmjen e së hënës në një prej zonave më të frekuentuara të kryeqytetit, në hyrje të Kalasë së Tiranës.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15, në zonën e pedonales, ku gjatë një konflikti është plagosur me mjet prerës një 39-vjeçar me inicialet B.D.
I plagosuri është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe, sipas autoriteteve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 18:15, në hyrje të Kalasë së Tiranës, në zonën e pedonales, dyshohet se gjatë një konflikti është dëmtuar me mjet prerës shtetasi B.D., rreth 39 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njoftoi Policia.
Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat dhe shkaqet që çuan në konflikt, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personit apo personave të përfshirë.



